Health & Beauty

Si të përgatisni lulet barbaroza për sezonin e dimrit…

Lulet barbaroza lulëzojnë çdo vit. Barbaroza është pjesë e familjes botanike Geranium që përmban 200 varietete bimësh dhe lulesh. Të përgatitura për dimër, ato mund të presin pranverën e ardhshme në bodrume të cilat kanë dritë. Për barbarozën është optimale drita me temperaturë prej 5 deri në 12 gradë Celsius. Atyre u mjafton vendi në afërsi të dritares. Dimrit vetëm herë pas here i ujisni, sepse ato depozitojnë ujin në degët e trasha. Dheu duhet të ketë pak lagështi. Kjo lule nuk duhet ushqyer deri në mars.

Barbaroza shpesh lulëzon edhe në vjeshtë. Nga fundi i vjeshtës duhet t’i hiqen të gjitha fletët, edhe të njomat edhe të vyshkurat, në mënyrë që kërcelli të kursejë energjinë. Është e domosdoshme t’i eliminohen fletët e vyshkura. Shumica e fletëve bien gjatë dimrit mirëpo pjesët e vyshkura më mirë është t’i heqim me dorë. Prerja është variant i keq, sepse do të mbeten vetëm degë të shkurtra. Krasitja është pjesë e rëndësishme e kujdesit. Në mënyrë që gjatë dimrit të jenë më të dendura dhe me shumë lule, në tetor apo në mars duhet krasitur. Të gjithë filizat e vegjël duhet prerë në mënyrë që të mbeten vetëm kryesorët.