Celebrities

Si u ndje Gjesti kur pa Xhenetën?! Banori diskuton me Loredanën: Një tmerr…

Gjatë ‘prime’ të mbrëmshëm, për herë të parë Gjesti ka parë dhe ka dëgjuar deklarata që Xheneta ka dhënë në Fan Club në Top Channel për të dhe lidhjen e tyre më parë. Ai tha se me Eglin nuk ka luajtur në asnjë moment, por nëse është kuptuar kështu dhe ajo është lënduar, ai është gati të tërhiqet.

Ndërkohë, i pyetur nga Loredana se si e përjetoi situatën, teksa pa Xhenetën në klip, Gjesti u shpreh:

Loredana: A të bëri ndonjë ndjesi që e pe?

Gjesti: Jo. Çfarë kam përjetuar unë aty. Një tmerr.

Loredana: Pse?

Gjesti: Nuk ka shpirt. Kam parë çfarë duhej. Kam parë gjëra shumë të ulëta. S’ka pasur askush mëshirë për mua. Asnjë ndjesi. Po vazhdoj të tjera gjëra, ajo po vazhdon të tjera.

E ftuar në ‘Fan Club”, Xheneta u shpreh:

Unë nuk ndjej të rikthehem me të. I uroj më të mirat. Nuk besoj që kemi më çfarë të flasim. Unë mendoj që Gjesti nuk më ka dashur, i ka përdorur ndjenjat. E ka pasur lojë, nuk i kam besuar ndjenjave të tij. Më ka paragjykuar gjithmonë. Unë nuk i besoj aspak atij personi. Mendoj se ai për mu ka pasur vetëm tërheqje fizike. Më ka akuzuar në shtëpi, nuk më ka dalë kurrë krah. Më ka paragjykuar vazhdimisht.