Celebrities

“BBV Fan Club”/ Xheneta Fetahu thyen heshtjen: Gjesti nuk më ka dashur!

Rrjeti zien sa i përket lajmeve rreth Xhenetës dhe Gjestit, pasi duket se pas një kohe të gjatë e një loje të mbushur me emocione dhe dinamika të papritura, ata ende kanë çështje të pazgjidhura mes tyre. E ftuar sot në “BBV Fan Club”, Xheneta ka treguar se ajo nuk ka ndjenja për Gjestin, dhe për të, gjithçka ishte pjesë e një loje.

Unë mendoj që Gjesti nuk më ka dashur, i ka përdorur ndjenjat. E ka pasur lojë, nuk i kam besuar ndjenjave të tij. Më ka paragjykuar gjithmonë. Unë nuk i besoj aspak atij personi. Mendoj se ai për mu ka pasur vetëm tërheqje fizike. Më ka akuzuar në shtëpi, nuk më ka dalë kurrë krah. Më ka paragjykuar vazhdimisht.

E pyetur nëse ka diçka për t’i thënë Gjestit, Xheneta u shpreh se do t’i kërkonte mos të tallej me vajzat, sidomos Eglin. Duket se të shumtë janë ata që presin një përballje mes Gjestit dhe Xhenetës, por diçka e tillë nuk është konfirmuar ende.

Në raport me mua do i thoja që duhej të ishte transparent me mua. Të jetë i sinqertë.

Kujtojmë se Xum Allushi lidhur me raportin e Gjestit me Eglin, u shpreh:

Nuk jam bërë pishman fare. Nuk jam lënduar se nuk kam rënë në dashuri me të. Kisha shkëndijën, e pëlqeja si vajzë, m’u krijua një ndjenjë, por s’ishte risk. Më shpirt ia uroj të martohen me Gjestin, por ajo është lojë. Nuk besoj te ndjenjat e saj, fare 0. Dallohet që është për lojë…