Siguria e pushuesve në plazhet e shumta të Durrësit është ende në diskutim. Sezoni turistik ka filluar dhe pothuajse i gjithë brezi i rërës është zaptuar nga subjektet private që ofrojnë qëndrim, po jo siguri për pushuesit. Çdo subjekt privat duhet të ketë dhe një vrojtues plazhi, ndërsa kullat e vrojtimit duhet të jenë në çdo 200-250 metra plazh. Në plazhin e madh vihet re edhe mungesa e sinjalistikës.