Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Sipas Bernardit kush e meriton fitoren e këtij edicioni të BBV?

Është padyshim fenomeni mediatik i këtij viti, shumë i ndjekur dhe i komentuar. “Big Brother” në kohën e rrjeteve sociale është shumë e vështirë t’i shpëtosh. Mbrëmjen e datës 19 Prill në Top Channel, u mbajt finalja e madhe e edicionit të katërt të ‘reality show’-t i cili ka thyer rekorde.

Top Albania Radio ka qenë live mbrëmjen e finales së madhe në Tapetin e Kuq të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të mos humbisnit asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë premtoi vetëm surpriza.

Në një intervistë të shkurtër live në studion e Top Albania Radio-s Bernard Hulme u shpreh se:

Më në fund jemi këtu në natën finale, beteja e banorëve të katërt në shtëpinë e Vëllait të Madh ka qenë shumë e fuqishme javën e fundit. mendoj se fitoren e meriton Rozana dhe uroj që fituesja të jetë ajo.