“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.
Ditën e martë në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë bërë dy eliminime. E para që u largua nga gara e madhe prej 100 mijë eurosh ishte këngëtarja Xheisara, ndërkohë që në nominimin e dytë u largua Dj Dagz. Ky i fundit e nisi garën së bashku me mikun e tij të ngushtë dhe bashkëpunëtorin në profesion, Dj PM.
PM pas daljes së Dagz ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale duke i thënë se tani është koha që të vazhdojnë aty ku ngelën. Ai shkroi:
Krenar me ty vëlla, tani është koha “It’s PM and Dagz”. Të dua vëlla deri në vdekje bashkë.
Kjo ‘ndarje’ e çiftit nga banorët e tjerë që zgjodhën t’i nxjerrin në nominim ‘kokë për kokë’, ka shkaktuar shumë reagime nga personazhet e famshëm, të cilët i kanë dalë në krah dyshes. Ndër to kanë qenë dy mikeshat e ngushta të Einxhel, Fjoralba dhe Argjira. Në mbështetje të çiftit ka dalë dhe këngëtari Ylli Limani.
Nga ana tjetër nuk kishim patur ende një reagim lidhur me situatën e ndodhur nga miku i tij, PM. Së fundmi ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku shkruan:
Përshëndetje të gjithëve. Po shoh komente përkrah atë, përkrah këtë. Me shumë sinqeritet po ju them një herë dhe nuk e përsëris më: Përderisa si PM e kam potencuar që me të gjithë banorët e shtëpisë e kam pasur 1 RAPORT shumë të mirë, nuk dua të përfshihem në asnjë lloj debati me askënd “pse s’përkrah atë apo atë”. Me të gjithë kam raporte shumë të mira dhe iu uroj fitore të gjithë banorëve aty brenda dhe shumë suksese në karrierën e tyre jashtë shtëpisë. Faleminderit të gjithëve e më së shumti atyre që na përkrahën brenda shtëpisë. Ju don shoku PM shumë.
