Celebrities Gossip Showbiz

‘Ndarja’ e çiftit Einxhel-Dagz, VIP-at dalin krah tyre!

Njërit nga çiftet më të pëlqyera të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Einxhel dhe Dagz, u erdhi fundi rrugëtimit të tyre. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, si pasojë e një zinxhiri shpëtimi, në fund ngelën vetëm dyshja.

Sipas votave të publikut, ishte Dagz ai i cili rezultoi si më pak i preferuari mes të dyve për të vazhduar lojën dhe e mbylli me aq garën e tij prej 100 mijë eurosh. Eixhel u ndje realisht shumë e zhgënjyer sidomos nga Beatrix dhe Donald dhe u tha se njerëzit bëjnë sikur i duan, kur në fakt nuk i shpëtojnë asnjëherë.

Kjo ‘ndarje’ e çiftit nga banorët e tjerë që zgjodhën t’i nxjerrin në nominim kokë për kokë, ka shkaktuar shumë reagime nga personazhet e famshëm, të cilët i kanë dalë në krah dyshes.

Ndër to kanë qenë dy mikeshat e ngushta të Einxhel, Fjoralba dhe Argjira. Në mbështetje të çiftit ka dalë dhe këngëtari Ylli Limani.

Einxhel nuk po e kalon dot këtë veprim nga Donaldi dhe i është drejtuar Ilirit duke i thënë se ai të paktën ju qëndron besnik miqve të tij, duke nënkuptuar se aktori ‘tradhtoi’ mikun e tij.

Debatet kanë vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit live midis banorëve. Donaldi ishte një nga ata që ka sqaruar se pse nuk e zgjodhi Dagz për ta shpëtuar nga nominimi. Asyeja ka qenë se ai sheh Einxhel si konkurente të fortë brenda shtëpisë dhe ka vendosur t’i largoj personin më të afërt në mënyrë që Einxhelit t’i dëmtohet loja. Donaldi shpëtoi Tanin dhe nominoi Dagz gjë e cila nuk pritej nga banorët, po ashtu edhe nga publiku.