Bota

Situata në Afganistan, fokusi i NATO-s

Sot në ditën e dytë të Samitit në Bruksel, Afganistani pritet të jetë në fokus të diskutimeve të liderëve të vendeve të NATO-s. Ndërkaq, dje morën vëmendje kërkesat e Presidentit Amerikan, për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga shtetet anëtare të Aleancës, në 4% të Prodhimit të Brendshëm. Në mënyrë të veçantë, Donald Trump kritikoi Gjermaninë, të cilën e akuzoi se për shkak të gazit natyror varet nga Rusia dhe njëherazi kërkon që Amerika ta mbrojë ndaj rusëve.