Aktualitet Live From Tirana Politikë

Solli ‘burrin’ e Diellës në Parlament, Saimir Korreshi: Bateri kastravec, i solla dhe pajën!

I ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë deputeti i PD, Saimir Korreshi. Para hyrjes në Kuvend, Korreshi ka “sjellë burrin e ministres ‘Diella’”, ndërsa shprehet “Do i kërkojmë dorën Ramës”. Si i lindi kjo ide atij?

Si ju shkoi mendja për të marrë trurin e një kompjuteri e për ta sjellë në Kuvend?

Të them të drejtën, unë kam një ambient ku rrimë e pijmë kafe e darkës, atë e kam përdorur kur bëj lidhjet me Skype live. I vendosa dhe një kollare, se nuk mund të vijë të kërkojë dorën ndryshe… Ia lashë atyre të Gardës, ta ketë Rama kur të vijë, se unë solla dhe pajën me vete. I solla një bllok baterie se këtu tek ne ikin dritat. Do presim Diellën ne kur të ndizet, apo të presim të vijnë dritat që të flasim me Diellën?

Po pse bateri në formë kastraveci?

U inspirova se Kryetarja e Bashkisë sonë të Lushnjes, ka hapur shkollën për rritjen e sallatorit, për mbjelljen dhe kultivimin e sallatorit. E ke tek Facebook i Kryetares së Bashkisë. (qesh)

Cili është mendimi juaj për Diellën?

Diella është një tragjedi kombëtare. E shkeli kushtetutën. Ne nuk kemi një projekt të tillë të miratuar për të krijuar një sistem të tillë me inteligjencën artificiale. Së dyti nuk mund të krijosh një proces që nuk ekziston. Rama e bëri këtë sepse do të marrë te gjithë vëmëndjen e mediave jashtë. Nuk i bën punë as dreqit kjo Inteligjenca Artificiale. E bëri këtë edhe për të hequr vëmendjen nga SPAK-u dhe të gjithë njerëzit që janë në burg ose do të fillojnë të korruptojnë. Sepse është një skandal, ose do merren me Diellën ose do merren me llotot te ndeshjet e sporteve.