Politikë

“Do i kërkojmë dorën Ramës”- Saimir Korreshi sjell burrin e ministres ‘Diella’ në Kuvend! (VIDEO)

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka ironizuar sërish.

Para hyrjes në Kuvend, Korreshi ka “sjell burrin e ministres ‘Diella’”, ndërsa shprehet “Do i kërkojmë dorën Ramës”.

Më pas ai ka edhe një tjetër ‘dhuratë’ për Diellën, teksa ka dërguar edhe një bateri të jashtme.

“Tani qejfi u ka të gjithëve të kenë një ministër kështu. Kjo është dhuratë specifike, një bateri e jashtme që ta ketë Diella kur të ikin dritat”, u shpreh ai.

Në Kuvend po mbahet seanca e radhës, ku pritet miratimi i kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të përhershme parlamentare.

Opozita në bllok po kërkon ripërtëritjen e seancës plenare për prezantimin e programit të qeverisë, program, që seancën e kaluar u miratua direkt pas kaosit që opozita krijoi në sallë. Kryeministri Edi Rama mungon në sallë.

Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka nuk janë në këtë seancë pasi u përjashtuan për 10 ditë si ndëshkim për kaosin që shkaktuan në seancën ku u votëbesua kabineti i ri qeveritar.