Fundjava e Futbollit Europian rezervon ndeshje interesante, që mund të ndiqen përmes paketës Supersport në Digitalb. Në Gjermani, është dueli në distancë mes Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit. Skuadra kampione luan me Maincin, ndërsa Borusia përballet me Union Berlinin. Në Spanjë, Barcelona ndeshet me Osasunën, ndërsa në Itali, fundjava hapet me sfidën Milan-Breshia.