Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohen sot në Alaska për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë. Trump thotë se Putin nuk do të “bëjë lojëra” në takimin e tyre të parë kokë më kokë në gjashtë vjet. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është përjashtuar nga bisedimet dhe ka paralajmëruar se vendimet e marra në mungesë të tij do të jenë të pavlera.
Trump dhe Putin do të takohen në Alaskë, tokën amerikane që dikur ishte ruse. Alaska i përkiste Rusisë deri në vitin 1867, kur u ble nga Shetet e Bashkuara të Amerikës. Pastaj, në vitin 1959, ajo u bë shtet amerikan. Ndihmësi presidencial rus, Yuri Ushakov, tha se ishte një vend “logjik” për t’u takuar, pasi vetëm Ngushtica e Beringut ndan dy vendet.
Rikujtojmë se zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka paralajmëruar se do të padisë Hunter Biden për mbi 1 miliard dollarë, pasi ai deklaroi se ajo ishte prezantuar me bashkëshortin e saj, Donald Trump, nga abuzuesi seksual i dënuar Jeffrey Epstein. Pretendimi u bë nga djali i presidentit aktual Joe Biden gjatë një interviste këtë muaj, ku ai kritikoi ashpër të kaluarën e presidentit dhe lidhjet e supozuara me Epstein.