Botë e Çuditshme

Spektakli i fishekzjarrëve të Sidnei-t do të shijohet nga shtëpia?!

Fishekzjarrët e Vitit të Ri të Sidnei-t do të vazhdojnë, por për shkak të pandemisë, ekstravaganca e tyre do të jetë më e vogël se në vitet e mëparshme. Askush nuk do të lejohet në bregun e portit për të parë shfaqjen. Kjo sipas deklaratës nga autoritetet australiane. Ndërkaq, kryeministri i Uellsit të Ri të Jugut, Glagys Berejiklian tha se:

Fishekzjarrët do të shpërthejnë nga Ura e Portit të Sidneit për vetëm shtatë minuta dhe njerëzit do të ndalohen nga qyteti dhe vijat bregdetare për të parandaluar formimin e turmave, atje ku mund të përhapet koronavirusi. Mesazhi im i fortë për të gjithë në Sidnei është që këtë vit është të shikojnë fishekzjarrë në televizion. Të gjithë ne, pavarësisht se ku jemi, mund të shijojmë shfaqjen shtatë minutëshe nga shtëpia dhe kjo është mënyra më e sigurt këtë vit për të shijuar fishekzjarrët. Ne u kërkojmë njerëzve të përmbahen nga puthjet dhe përqafimet në prag të Vitit të Ri për të ndaluar përhapjen e virusit.