Pas 31 vitesh, Italia fitoi “Eurovision Song Contest 2021”. Triumfin në Festivalin e Sanremos, grupi Maneskin e përsëriti me këngën “Zitti e buoni” në finalen e zhvilluar në Ahoy Arena të Rotterdam-it. Zvicra u përfaqësua nga shqiptari Gjon Muharremaj, i cili i mrekulloi të gjithë me vokalin e tij.
Shqipëria, e përfaqësuar denjësisht nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë. Pas përfundimit të natës së dytë gjysmë finale, Anxhela i është përgjigjur pyetjeve në konferencën për shtyp të medieve.
“Eurovision 2021” është shikuar nga 183 milionë njerëz, katër herë më shumë se finalen e mëparshme të “Eurovision 2019”. Shikimi u rrit në 52.8%, 7 herë më shumë se dy vjet më parë. Java e “Eurovision”, e cila përfshin dy gjysmëfinale, u shikua nga 50.6 milion njerëz nga 234 vende në kanalin zyrtar “YouTube”, ose 28% më shumë se në 2019.
Së fundmi, një delegacion nga transmetuesi italian “RAI” ka udhëtuar drejt zyrave qendrore të EBU në Gjenevë për të nisur përgatitjet për “Eurovision 2022”. Drejtuesi i “RAI Uno”, Claudio Fasulo dhe kryetarja e delegacionit Simona Matorelli u takuan me supervizorin e “Eurovision”, Martin Osterdahl dhe anëtarë të “Eurovision Refrence Group”.

Duke folur për Eurovision.tv, kryetarja e delegacionit italian, Simona Martorelli shpjegoi se si po përgatitet vendi për eventin e vitit të ardhshëm.
Martorelli u shpreh se:
Ka shumë entuziazëm për Eurovision Song Contest në Italy. Fitorja është kombinuar me rilindjen për të cilën Italia ka shumë nevojë. Mezi po presim të punojmë me grupin për të prodhuar një super event në Itali në 2022.

Kjo është hera e parë që të gjithë organizatorët u takuan bashkë pas nisjes së pandemisë. Ndërkohë drejtuesit nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me organizimin.
Risjellim në vëmendje se shumë vende janë ofruar për të mirëpritur “Eurovision”, duke nisur nga Roma tek Milano dhe Sanremo tek Napoli. Megjithatë presim vendimin final!