Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të rriten, ndërsa një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi mes dy banorëve, Stenaldo dhe Rogert Deda.
Gjithçka nisi kur Stenaldo përdori një fjalë fyese ndaj Rogertit, duke e quajtur “bastard”, gjë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të këtij të fundit. Rogerti e kundërshtoi ashpër deklaratën dhe i kërkoi atij të mos e përdorte më atë term.
Unë e di kush është babai im, po ti a e di? Sepse ‘bastard’ atë konotacion ka. Mos u merr me atë fjalë
-u shpreh Rogerti gjatë debatit.
Situata u përshkallëzua edhe më shumë kur Stenaldo i kërkoi të mbyllte gojën, ndërsa Rogerti i bëri thirrje të kishte kujdes me mënyrën se si i drejtohej.
Debati mes tyre vazhdoi për disa momente me tone të larta, duke krijuar një atmosferë të tensionuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ndikojë në marrëdhënien mes dy banorëve në ditët në vijim.
Stenaldo: O bastard.
Rogerti: Unë e di se kush është babai im, po ti a e di? Sepse “bastard” atë konotacion ka, jo konotacioni yt vizatimor. Unë e di se kush është babai im, mos u merr me fjalën bastard.
Stenaldo: Mate gojën. Ajo që them unë është përmbi 20 herë…20 herë është ajo e jotja.