Dragan Stojković, trajneri i kombëtares së Serbisë, ka reaguar ashpër ndaj mediave serbe që e cilësuan atmosferën në Tiranë si “terror” gjatë ndeshjes me Shqipërinë. Ai e ka quajtur këtë perceptim si të pabazuar dhe ka theksuar se atmosfera në stadium ishte fantastike.
Ky reagim i Stojković vjen pas ndeshjes së fundit mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku atmosfera në stadium u komentua gjerësisht në mediat serbe. Disa media e përshkruan atë si “terror”, duke nxitur reagime të ndryshme. Në këtë kontekst, Stojković ka dënuar përdorimin e gjuhës së tillë dhe ka apeluar për një qasje më të matur dhe objektive ndaj ngjarjeve sportive.
Në një deklaratë të tij, Stojković ka thënë: “Nuk ju pëlqen loja? Gjeni një trajner tjetër! Atmosfera ishte fantastike. I uroj tifozëve shqiptarë për këtë. Do të doja që të kishim një atmosferë të tillë edhe në Beograd”
“Finalizimi duhet të përmirësohet. Mundësitë që patëm… Një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Srakoshës. Një ndeshje tmerrësisht e vështirë jashtë fushe kundër Shqipërisë në Tiranë. Ne e kontrolluam lojën, kishim kontroll të topit, ku e ulëm sulmin e tyre në zero. Kështu që ata duhej të ishin të kujdesshëm, sepse panë se nuk mund të na përballonin në atë ndeshje. Shpirt i mirë luftarak, vrapim, shpenzim energjish…
Kjo dhe çdo tjetër do të jetë e vështirë. Cilësia duhet të dalë në pah. Kjo pikë nga Tirana duhet të materializohet dhe tre pikët kundër Andorrës duhen fituar. Analiza e ndeshjes Andorra – Angli na pret të nesërmen. Rezultati është i habitshëm për mua: 0-1, por ka ende një ndryshim të madh në nivel. Në Leskovac na presin tre pikët e para për Serbinë.
Penalltia? Ishte sikur dikush më goditi me vare! Pakujdesi, një gjest që ndodhi rastësisht, por edhe nëse do të kishin shënuar, ne do ta kishim rritur lojën tonë ofensive në maksimum dhe do të kishim shkuar për gjithçka ose asgjë. Nuk e pashë penalltinë kur e gjuajti. Le të vazhdojë Gjorgje të mbrojë kështu dhe nuk do të ketë probleme. Ai e meritonte të ishte atje dhe e meritonte ta ndalte. Besimi që ka është magjepsës”, tha Stojkoviç.