Shkencëtarët britanikë zbuluan se stresi i ndikuar nga një humbje e madhe emocionale, shkakton po aq dëm sa një sulm në zemër. Studiuesit vëzhguan tridhjetë e shtatë persona për dy vjet të cilët vuanin nga sindroma e zemrës së thyer, “Takotsubo”. Në praktikë është ndjenja e dhimbjes së papritur të gjoksit të shkaktuar nga situata të tilla si humbja e një dashurie.
Ky lloj stresi në zemër fillon me një humbje të madhe emocionale që shkakton tronditje dhe dobësim të muskulit. Studiuesit në Universitetin e Aberdeen-it vunë re se dëmi është i përhershëm dhe i ngjashëm me atë që një sulm në zemër lë.Këto simptoma mund të vijnë për shkak të reagimit të zemrës ndaj një vale të hormoneve të stresit.
Një pjesë e zemrës është zgjeruar përkohësisht dhe nuk mund të pompojë gjak mirë ndërsa pjesa tjetër e funksioneve të zemrës është normale. Rezultatet e rezonancës magnetike dhe ultrazërit të tyre treguan se ka ende dëmtime fizike në zemër pas muajsh, madje edhe vite pas shokut të përjetuar. Shumica e të anketuarve treguan dobësi dhe vështirësi në kryerjen e disa ushtrimeve të dhëna dhe u lodhën shpejt.
Sindroma prek gratë më shumë sesa burrat dhe besohet se numri i pacientëve është edhe më i lartë se ata që janë aktualisht zyrtarë. Sipas Profesorit Jeremy Pearson nga Fondacioni Britanik i Zemrës “Takotsubo” është një sëmundje shkatërruese që mund të prekë njerëz plotësisht të shëndetshëm.
Si përfundim tregoni kujdes, një zemër e thyer duhet të trajtohet njësoj si ajo që i mbijeton një infarkti.