Aktualitet Bota

Studimi: Ulja e konsumit të mishit mund të shpëtojë miliona jetë!

Të heqësh dorë nga mishi i viçit duke përdorur burime të tjera proteinash mund të shpëtojë miliona jetë njerëzish dhe të ulë ndjeshëm vëllimin e gazrave me efekt serrë. Konkluzioni u deklarua sot nga Forumi Ekonomik Botëror WEF. Një studim i kryer nga ‘’Oxford Martin School’’, një njësi e Universitetit të famshëm britanik vuri në dukje se 2,4% e vdekjeve në botë që lidhen me mënyrën e të ushqyerit mund të parandalohen duke ulur konsumin e mishit, veçanërisht të viçit.