Celebrities Sport

Erling Haaland ka një ‘sozi’ femër! Kush është modelja ruse që po bën xhiron e rrjetit?

Erling Haaland ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Kupës së Botës 2026, falë paraqitjeve shumë të mira me Norvegjinë dhe shtatë golave që e rendisin mes golashënuesve më të mirë të turneut. Por, përveç asaj që ka bërë në fushë, sulmuesi norvegjez është bërë viral edhe për një arsye krejt tjetër.

Në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje Anastasia Kostromitina, një modele ruse që ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme fizike me yllin norvegjez. Videot dhe fotografitë e saj, ku imiton mimikat dhe gjestet karakteristike të Haaland, kanë grumbulluar miliona shikime dhe i kanë sjellë një popullaritet të madh në internet.

Në një intervistë për ‘TalkSport’, 24-vjeçarja tregoi se ngjashmërinë me sulmuesin e kishte kuptuar vite më parë.

“E kuptova se ngjaja me të rreth katër vite më parë, kur ma thanë disa miq. Gjatë Botërorit u krijua një trend në internet me njerëz që i ngjanin Haaland dhe mendova pse të mos bëhesha pjesë edhe unë. Tani videot e mia kanë kaluar 100 milionë shikime”, tha Anastasia.

Edhe për Reuters, modelja pranoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të bëhej kaq e famshme.

LEXO EDHE: E ngatërruan me Haaland në tribunë? Channing Tatum habit tifozët me transformimin e pazakontë!

“Nuk është diçka për të cilën duhet të më vijë turp. Nëse njerëzit argëtohen duke parë videot e mia, aq më mirë. Kam besim te vetja dhe më pëlqen të jem spontane dhe argëtuese”, u shpreh ajo.

Anastasia Kostromitina është 24 vjeçe dhe punon si modele në Rusi, ku bashkëpunon me agjencinë Motions. Paralelisht, ajo është edhe një influencuese e njohur në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria, udhëtimet, stilin e jetesës dhe pasionin për modën.

LEXO EDHE: Real Madrid vendos rekord në Kupën e Botës, yjet e klubit shënojnë më shumë gola se çdo skuadër tjetër në histori