Bota

Stuhia në Japoni, rëndohet bilanci i viktimave

Rëndohet bilanci i viktimave dhe të prekurve nga stuhia e reshjeve që ka goditur Japoninë qëndrore dhe perëndimore, në 24-orët e fundit. Aktualisht raportohet për mbi 50 persona që kanë humbur jetën dhe rreth 48 të tjerë që rezultojnë të zhdukur. Deri tani janë evakuar më tepër se 1.6 milionë njerëz nga shtëpitë e tyre, ndërsa situata vijon të jetë e rënduar në terren, ku po veprojnë grupet e shpëtimit.