Suedia nuk vlerëson se për Kosovën është koha që të bëhen parashikime mbi datën e liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian. Në një intervistë për shtypin kosovar, Ambasadori Suedez në Prishtinë, Henrik Nilsson kujton se vendit i ka mbetur të plotësojë dhe kriterin e rëndësishëm, të luftës ndaj korrupsionit, siç kërkon Brukseli zyrtar. Diplomati i Stokholmit kërkon që përmbushja e këtij kriteri, të jetë dhe fokusi i rradhës i Qeverisë së Kosovës.