Karriera e yjeve hollivudianë nuk është e lehtë për t’u menaxhuar dhe ka ndodhur shpesh që disa personazhe të njohur të ekranit janë tërhequr nga projektorët, pasi kanë qenë të përfshirë në skandale apo incidente të ndryshme.
Rikthimi në rrugën e drejtë nuk është i lehtë, por shumë prej tyre ia kanë dalë. Ja një listë e përzgjedhur nga “Insider”.
Wynona Ryder – Në vitin 2001 karriera e Ryder u përmbys pas një sërë arrestimesh, për akuzën e vjedhjes dhe posedimit të medikamenteve ilegale. Aktorja më pas deklaroi se e mësoi leksionin dhe se i vlerësoi vitet e largimit, për t’u rikthyer fuqishëm si protagoniste.
Robert Downey Jr. – Pas nominimit në “Oscar 1992”, për “Chaplin”, karriera e Iron Man-it hyri në mënyrë të menjëhershme në parabolën rënëse dhe në vitet ’90 e gjetën aktorin të hynte e dilte shpesh nga qelitë dhe qendrat e rehabilitimit. Kthesa erdhi në vitin 2000, kur Downey Jr. i dha fund pijeve alkoolike dhe suksesi lulëzoi sërish, duke e transformuar në një superhero Marvel.
Drew Barrymore – Falë “E.T.”, Barrymore ishte nën syrin e reflektorëve që fëmijë, gjë që ia komplikoi jo pak jetën në vitet e adoleshencës, që e detyruan të hynte disa herë në rehabilitim për abuzim alkooli e droge dhe për tentativë vetëvrasjeje. Gjithashtu kishte dhe një reputacion të keq, duke e bërë të vështirë për të punuar me të. Por, nuk u dorëzua kurrë. Në vitin 1998 u rikthye fuqishëm me “The Wedding Singer”, “Charlie’s Angels” dhe “50 First Dates”.
Ellen DeGeneres – Në vitet ’90, kur deklaroi se ishte lesbike, shikueshmëria e programeve të saj ishte në rënie dhe dukej sikur karriera e saj mori fund. Kthesa erdhi në vitin 2003, kur DeGeneres u zgjodh për të qenë zëri i Dory-t në filmin e “Pixar”, “Finding Nemo”. Më pas nisi me programin “The Ellen DeGeneres Show”, që vijon ende sot, dhe që e ka shndërruar në një ikonë televizive.
Eminem – Deri në vitin 2004, Eminem dominoi skenën reper ndërkombëtare, duke fituar disa “Grammy” dhe një “Oscar” për këngën “Lose Yourself”, pjesë e filmit “8 Mile”, i frymëzuar nga jeta e tij. Më pas situata mori tatëpjetën. Nisi përdorimin e qetësuesve dhe vuante nga depresioni, pas vrasjes së mikut të tij Proof. Në vitin 2009 ishte tentativa e parë e rikthimit me “Relapse”, më pas një tjetër zhdukje pas albumit të vitit 2013, deri në kthimi sërish me “Revival”, për të cilin bashkëpunoi me Beyoncé, Ed Sheeran e Pink.
Hugh Grant – Pas “Four Weddings and a Funeral”, 1994, film i cili fitoi “Golden Globe” dhe “BAFTA”, karriera e aktorit britanik mori tatëpjetën. Vitin pasues u kap nga policia në shoqëri të prostitutave dhe u arrestua me akuzën e akteve të pahijshme në publik. Kjo ishte pika e fillimit derisa u mbush kupa. Kthesa erdhi me “Notting Hill”, 1999, që e riktheu në Olimpin e yjeve. Prej atëherë, përveç një arresti për agresion ndaj një fotografi në vitin 2007, jeta e tij në punë dhe filloi vetëm të rritej.