Rajoni

Sulm me bombë në Podgoricë, një i vdekur dhe 5 të plagosur!

Sulm me bombë në kryeqytetin e Malit të Zi. Një person humbi jetën dhe pesë u lënduan nga shpërthimi në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë.

Një zyrtar i Policisë Kriminale iu tha gazetarëve se një 39-vjeçar nga Podgorica gjeti vdekjen pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.

Ka shumë të ngjarë që të ketë aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi të madhe shkatërruese kur hyri në godinën e Gjykatës Themelore. Të lënduar mbetën pesë persona që u dërguan në Qendrën Klinike.

Ekipet e policisë dhe emergjencave të Malit të Zi janë te vendi i shpërthimit. Policia nuk po lejon gazetarët të afrohen në vendngjarje e priten më shumë detaje orët në vijim.