Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një banesë në qytetin e Lezhë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja është konfirmuar nga burime, ndërsa deri më tani nuk dihen rrethanat e plota të shpërthimit dhe shkaqet që e kanë shkaktuar atë.
I plagosuri është paraqitur në spitalin e Lezhës me dëmtime në trup dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar nëse në ngjarje ka persona të tjerë të përfshirë apo të lënduar.