Bota

Sulm taleban në Afganistan, 6 viktima

Sulm i përgjakshëm në Afganistan. Të paktën 6 persona humbën jetën nga shpërthimi i një autobombe në provincën jugore Helmand. Përmes një postimi në rrjetet sociale, atentatin e morën përsipër talebanët. Ndërkaq, Presidenti Afgan, Mohammad Ashraf Ghani përsëriti thirrjen e tij drejtuar talebanëve, për të arritur paqen.