Një kamikaz hodhi veten në erë në qytetin e Afganistanit, Jalalabad, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur. Mjekët konfirmuan vdekjen e të paktën 10 personave, si dhe plagosjen e disa të tjerëve. Viktimat janë shumica fëmijë, ndërsa deri tani asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përsipër këtë sulm vetëvrasës.