Autoritetet kanë kapur një person që ka qëlluar me armë pasi Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se policia kishte reaguar në vendin e ngjarjes së të shtënave në një shkollë katolike në Minneapolis.
“Nuk ka asnjë kërcënim aktiv për komunitetin për momentin”, tha qyteti i Minneapolis në një postim në X.
“Personi që ka qëlluar është kapur”, shkruhet në postim.
Walz kishte thënë më parë se ishte “informuar për të shtënat me armë në Shkollën Katolike Annunciation dhe do të vazhdojë të japë përditësime ndërsa marrim më shumë informacion.”
Byroja e Kapjes Penale të Minesotës dhe Patrulla Shtetërore janë në vendngjarje, shtoi guvernatori.
“Po lutem për fëmijët dhe mësuesit tanë, java e parë e shkollës së të cilëve u njollos nga ky akt i tmerrshëm dhune”, tha guvernatori.
E hëna ishte dita e parë për nxënësit në shkollën katolike K-8.
Agjentët e FBI-së po i përgjigjen gjithashtu thirrjes për në vendin e ngjarjes, tha Zëvendës Drejtori Dan Bongino në një postim në X. Një zëdhënës i Hennepin Healthcare, një qendër traumash e nivelit 1, i tha CNN: “Po merremi me një situatë emergjente në këtë kohë.”
Kryetari i bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, tha se po “monitoron raportet për dhunë të tmerrshme në Minneapolisin Jugor” dhe se “ekipi i reagimit emergjent është aktivizuar”.
Të paktën 20 persona janë plagosur, sipas BBC. Raportet e mediave lokale thonë se dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur rëndë.
Një forcë e madhe policore dhe punonjës shpëtimi kanë nxituar në Kishën e Ungjillit. Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës kur policia u thirr për raportime për të shtëna në kishë.
Dëshmitarët përshkruan një burrë të veshur me të zeza, që mbante një pushkë gjahu.