Një gazetare malazeze u plagos me armë zjarri, pranë banesës së saj në Podgoricë. E lënduar mbeti, Olivera Llakiç, e cila fatmirësisht është jashtë rreziku për jetën. 49-vjeçarja njihet për shkrimet e forta ku akuzon Qeverinë e Malit të Zi se favorizon biznesmenë të fuqishëm, me tendera e të tjera lehtësira, të paligjshme. Kjo është hera e dytë në 6 vjet që Llakiç sulmohet për shkak të detyrës. Policia malazeze nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkaq, ambasadat e Shteteve të Bashkuara e të Bashkimit Europian në Podgoricë, dënuan sulmin.