Celebrities Gossip Showbiz

Sulmoi oficerët e policisë, arrestohet vajza e këngëtarit Mick Jagger!

Vajza e këngëtarit Mick Jagger, Jade është arrestuar së fundmi në gjendje të dehur dhe dyshohet se ka sulmuar disa oficerë të policisë në Ibiza. 51-vjeçarja dyshohet se u bë shumë agresive dhe e dhunshme me oficerët kur ata u përpoqën të ndërmjetësonin një zënkë të supozuar në të cilën ajo ishte përfshirë në një restorant. Jade dhe një shoqëruesi i saj thuhet se ishin nën ndikimin e alkoolit. Përveç debatit me policinë, Jade kishte patur një konflikt edhe me pronarin e restorantit.

Është e paqartë nëse ajo është ende në paraburgimin e policëve, por mediat spanjolle thonë se ajo pritet të sillet para drejtësisë gjatë të enjtes. Rikujtojmë, se Jade ka qenë martuar më parë me DJ Adrian Fillary, por ata u ndanë në vitin 2021 pas 9 vitesh martesë. Jade është një nga 8 fëmijët e Mick. Ajo është fëmija i tij i vetëm me ish-bashkëshorten Bianca Jagger.