Melanie Hamrick, e fejuara e legjendës së rock-ut Mick Jagger, ka zbuluar se është sulmuar fizikisht jashtë një klubi privat në Londër. Ajo e ndau fillimisht ngjarjen në Instagram, por më pas e fshiu postimin.
Është vërtet e vështirë për ta ndarë këtë, por sonte u sulmova fizikisht. Jam mirënjohëse ndaj miqve të mi që më mbrojtën dhe ndaj njerëzve të mirë që më erdhën në ndihmë. Jam e shokuar, e trishtuar dhe me zemër të thyer që njerëzit sillen me njëri-tjetrin në këtë mënyrë
-shkroi ajo.
Hamrick nuk dha detaje të tjera mbi incidentin apo identitetin e personave të përfshirë.
Ajo dhe Mick Jagger u njohën në vitin 2014 dhe pas vitesh spekulimesh, në prill 2025 konfirmuan se kishin qenë të fejuar prej disa kohësh. Çifti kalon shpesh kohë në Francë dhe ndan momente nga udhëtimet e tyre në rrjetet sociale.