Bota

Superjahti luksoz 200 milionë dollarësh i miliarderit amerikan shihet midis fshatrave holandezë!

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë të ngushtë dhe midis fshatrave holandezë. Jahti i Howard Schultz, i quajtur Pi, ka një rreze lundrimi mbi 4,500 milje detare dhe në bord ka spa luksoze, xhakuzi, pistë për helikopter dhe një pishinë.

Ky jaht gjigant, që besohet të vlejë rreth 200 milionë dollarë, mund të akomodojë deri në 12 të ftuar në gjashtë kabina dhe ka një ekuipazh prej 18 personash. Me një gjatësi marramendëse prej 77.4 metrash dhe gjerësi rreth 11 metra, Pi renditet si jahti i 183-të më i madh në botë. Jahti është i pajisur me motorë MTU, që i japin një shpejtësi të lartë. Ndërtuar nga kompania e njohur holandeze Feadship, jahti iu dorëzua Schultz-it në panairin e jahteve në Monako në vitin 2019. 

Ju shuajmë një kuriozitet. Miliarderi Bill Gates nuk e ka shkelur asnjëherë jahtin e tij superluksoz me hidrogjen, pavarësisht se ai kushtoi plot 580 milionë euro. Bashkëthemeluesi i Microsoft, thuhet se është duke planifikuar ta shesë jahtin 119 metra të gjatë të quajtur “Breakthrough”, vetëm një vit pas debutimit të tij. I ndërtuar nga kompania holandeze Feadship në vitin 2021, jahti ka qenë subjekt spekulimesh se ishte porositur nga vetë Gates. Megjithatë, pronësia e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht, edhe pse disa raporte sugjerojnë se ishte pjesë e koleksionit të miliarderit.