Një moment emocionues u regjistrua në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur banorja Brikena u surprizua nga familjarët e saj në një mënyrë krejt të pazakontë.
Ata përdorën një dron për të dërguar mbi shtëpi një parashutë me një mesazh të veçantë, duke i treguar publikisht mbështetjen e tyre.
Ti je krenaria jonë, bëj çfarë të do zemra, ne jemi me ty
-shkruhej në parashutë, një dedikim që preku menjëherë banoren.
Ky gjest duket se ishte një mënyrë e familjes për t’i treguar Brikenës se e mbështesin plotësisht, edhe në raportin që ajo po ndërton me Mateon brenda shtëpisë.
Fjalët “bëj çfarë të do zemra” janë interpretuar si një mesazh i qartë që e inkurajon të ndjekë ndjenjat dhe zgjedhjet e saj, pa u ndikuar nga presioni i situatave përreth.
Sapo vuri re parashutën dhe lexoi mesazhin e familjes, Brikena u emocionua thellë dhe nuk arriti t’i mbante lotët, duke e kthyer këtë moment në një nga më prekësit e ditës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.