Celebrities Film & Tv Love & Sex Showbiz

Surprizë, dasma e vitit! Dua Lipa do të martohet me Callum Turner, zbulohen detajet e festës 3-ditore në…

Do të jetë dasma e vitit dhe do të zhvillohet në Palermo. Këngëtarja e famshme Dua Lipa ka zgjedhur kryeqytetin siçilian për dasmën e saj me aktorin britanik Callum Turner. Data e dasmës është caktuar tashmë, midis 5 dhe 7 shtatorit, në Villa Igiea, hoteli i njohur luksoz buzë detit në Palermo. Një kat i tërë me suita në hotelin me pesë yje Rocco Forte është rezervuar tashmë për të ftuarit.

Lista e të ftuarve po mbahet rreptësisht konfidenciale, ashtu si edhe vendet e zgjedhura për festimet dhe kisha ku do të mbahet ceremonia, me Spasimo-n e rinovuar së fundmi që mund të jetë një nga vendet e përzgjedhura nga çifti.

Villa Igiea ky vend historik, i njohur për organizimin e dasmave madhështore dhe mikpritjen e personazheve VIP, është kthyer në një pikë kyçe të këtij rasti, një festë e madhe që pritet të zgjasë tre ditë. Këngëtarja është parë së fundmi në një takim me planifikuesen e njohur italiane të dasmave Alessandra Grillo, e cila ka organizuar disa ceremoni të njohura për personazhe të famshëm vitet e fundit.

Palermo ka një lidhje të veçantë me artisten që prej verës së vitit 2025, kur ajo e vizitoi qytetin së bashku me aktorin Callum Turner. Gjatë qëndrimit, çifti vizitoi disa nga pikat kryesore turistike, shijoi kuzhinën lokale dhe qëndroi në Villa Igiea. Më pas, Dua publikoi foto nga udhëtimi me mbishkrimin “Palermo në zemrën time”.

Artistja e përmendi qytetin edhe gjatë një koncerti të mëvonshëm, duke vlerësuar specialitetet lokale si cannoli, spaghetti dhe arancina, çka forcoi edhe më shumë lidhjen e saj me fansat vendas.

Dua Lipa dhe Callum Turner janë përfolur si çift që prej vitit 2024 dhe e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2025. Turner ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të spekulimeve rreth rolit të ardhshëm të James Bond. As këngëtarja dhe as përfaqësuesit e saj nuk kanë konfirmuar ndonjë plan për martesë. Megjithatë, zërat që qarkullojnë kanë tërhequr tashmë vëmendje të gjerë në Itali, ku Palermo po përmendet si një destinacion i mundshëm për një dasmë të famshme.

Nëse konfirmohet, një event i tillë do të sillte vëmendje të madhe ndërkombëtare për kryeqytetin e Siçilisë, i cili vitet e fundit është shndërruar në një destinacion gjithnjë e më të rëndësishëm turistik dhe kulturor.