Gossip

Surprizë nga familja Lipa! Rina debuton si aktore dhe roli i saj nuk është aspak i zakonshëm?

Rina Lipa, motra e vogël e Dua Lipës, ka bërë hapin e madh drejt botës së kinemasë dhe pritet të shfaqet në rolin e saj të parë në filmin britanik “A Gangster’s Life”, që publikohet në version digjital në Mbretërinë e Bashkuar më 19 janar përmes Miracle Media.

Aktorja e re do të luajë krah Jonny Weldon (One Day) dhe Tony Cook (Dune: Part Two) në një histori kriminale të mbushur me tension dhe tradhti.

Rina interpreton Scarlett, një anëtare të pamëshirshme të një bande të rrezikshme, e cila përdor dy djem të rinj si pjesë të aktiviteteve të saj të errëta.

Ngjarja rrotullohet rreth dy personazheve Ant dhe Dick, të cilët pasi përplasen me gangsterin londinez Emery, futen thellë në botën e krimit, derisa detyrohen të ikin në Greqi pas një vrasjeje brenda grupit.

Filmi, i cili shënon debutimin si regjisor të Zak Fenning, është frymëzuar nga klasikë të zhanrit britanik si “Lock, Stock & Two Smoking Barrels” dhe “The Gentlemen”.

Në kast janë gjithashtu Christina Gkioka, Bradley Turner dhe Sasha Latoya.

Rina ndjek kështu gjurmët e motrës së saj Dua, e cila ka provuar talentin e aktrimit në filmat Barbie (2023) dhe Argylle (2024).

“A Gangster’s Life” pritet të sjellë një debutim të fortë për Rinën, duke filluar një kapitull të ri dhe shumë të komentuar në karrierën e saj.