Bota

Tailandë, shpëtohen 6 prej djemve të bllokuar në shpellë

Në Tajlandë, raportohet nxjerrja nga shpella e 6 prej 12 djemve të bllokuar prej gati dy javësh, bashkë me trajnerin e tyre. Ata janë pjesë e një ekipi futbolli, që po eksploronin shpellën në kohë të thatë, kur shirat e papritur shkaktuan përmbytje dhe nga vërshimi i ujërave nuk mundën të dilnin. 18 zhytës të huaj e tailandezë, ndër më profesionistët, janë përfshirë në operacionin për të tentuar nxjerrjen e tyre. Rikthimi i shirave rrezikon përkeqësimin e situatës.