Rinis operacioni për shpëtimin e 4 djemve dhe trajnerit të tyre të futbollit, të bllokuar në një shpellë në Tajlandë. Dy ditët e fundit u nxorrën 8 vetë. Më 23 Qershor, 12 djem të moshave 11 deri në 16-vjeç, bashkë me trajnerin po eksploronin shpellën Tham Luang kur u bllokuan si pasojë e përmbytjeve nga shirat.