Në Tajlandë, sot pritet të rinisin operacionet për nxjerrjen e 8 djemve dhe trajnerit të tyre të futbollit, të bllokuar prej dy javësh në një shpellë që u përmbyt. Një ditë më parë, ekipet shpëtuan 4 adoleshentë, pjesë e grupit. Në operacione marrin pjesë 13 zhytës të huaj e 5 vendas. Ndërkaq, rifillimi i shirave rrezikon të vështirësojë përpjekjet e tyre