Bota

Tajlandë, nis operacioni për nxjerrjen e të bllokuarve në shpellë

Në Tailandë po zhvillohet operacioni për nxjerrjen e 12 djemve dhe trajnerit të tyre, të bllokuar në një shpellë të përmbytur, prej dy javësh. Çdo person, asistohet nga dy zhytës. Operacioni vijon prej 5 orësh dhe konsiderohet shumë delikat.