Bota

Takim historik i liderëve të Eritresë dhe Etiopisë

Liderët e Eritresë dhe Etiopisë, Isaias Afwerki e Abiy Ahmed u takuan sot, për të parën herë në thuajse 20 vjet. Takimi historik u zhvillua në Aeroportin e Asmara-s, ku presidenti Afwerki priti me përqafime kryeministrin e ri reformator të Etiopisë. Një muaj më parë, Ahmed, pranoi plotësisht Marrëveshjen e Paqes, e cila i dha fund luftës kufitare 2-vjeçare, që shkakoi qindra mijëra të vdekur.