Për pak ditë, Finlanda do të rivendosë kontrollet kufitare për udhëtarët nga vendet e Schengen-it. Masa që synon forcimin e sigurisë i paraprin takimit të presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin të 16 Korrikut, në kryeqytetin finlandez, Helsinki. Kontrollet pritet të nisin të premten e kësaj jave, për të vijuar deri më 17 Korrik.