Celebrities Music Sport

Tare ndërhyri për kthimin e trupit të Shpat Kasapit, falenderimi i familjes së këngëtarit: Na u gjende pranë!

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi u nda nga jeta para disa ditësh pas një arresti kardiak, në Bergamo të Italisë.

Ka qenë pikërisht Igli Tare që ka ndërhyrë personalisht që trupi i të ndjerit të kthehet më shpejt në Maqedoninë e Veriut, duke qenë se në një situatë normale, procedurat vonojnë.

Për diçka të tillë, familja Kasapi ka falenderuar publikisht drejtorin sportiv të Milanit.

“Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë. Dua të shpreh falënderim publik për Igli Taren, bashkëkombësin tonë që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye në kohë rekord në vendin tonë. Na është gjendur jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje”, tha vëllai i Shpatit, Albin Kasapi.

LEXO EDHE: “Sikur të ishte e qeshura e fundit…”/ Erik Lloshi flet mes lotësh për Shpat Kasapin: Para 5 ditësh fola me të, kishim lënë…

Ndarja e papritur nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka tronditur botën e artit dhe publikun, por ka zbuluar edhe një detaj rrëqethës nga e shkuara e tij familjare, që e bën këtë humbje edhe më të dhimbshme.

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Tiron Alili, tregoi se Shpati, i cili humbi jetën në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak në Itali, kishte përjetuar një tragjedi thuajse identike në fëmijëri.

Në moshën 13-vjeçare, ai kishte humbur babain, dhe ishte rritur vetëm me nënën. Sot, “historia përsëritet” në mënyrën më të rëndë të mundshme: djali i tij i vogël, Roeli, po përballet me të njëjtin fat, duke mbetur pa baba në moshë të re.

Vetëm pak javë më parë, në intervistën e tij të fundit, Shpati u kthye pas në kohë me emocion, te kujtimi i të atit. I pyetur me kë do të donte të pinte një kafe, qoftë edhe me dikë që nuk jeton më, ai u përgjigj:

“Me babin do të kisha dashur një përqafim të fortë, pastaj një kafe… Kam qenë shumë i vogël. Ai ishte i veçantë”.

LEXO EDHE: Një speciale dedikuar Shpat Kasapit! Fillimet, fëmijëria dhe hapat e parë drejt muzikës…