Aktualitet

Tatimet: Edhe pas ndryshimit kasat fiskale do të përdoren!

Kasat fiskale nuk do të largohen nga tregu. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpjegon edhe një herë se të gjitha bizneset deri në momentin e zbatimit të plotë të Fiskalizimit do të mund të përdorin kasat fiskale aktuale. Fiskalizimi ka për qëllim uljen e evazionit fiskal në transaksionet me dhe pa para në dorë. Në procesin e fiskalizimit, do të përdoren fatura tatimore elektronike dhe të gjitha transaksionet do të raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore.