Aktualitet

Tatimet identifikojnë sektorët me risk të lartë evazioni

Përmes modelit kompjuterik të riskut, Tatimet identifikuan sektorët ku mendohet se ka më shumë evazion e parregullësi në pagimin e taksave. Bizneset e ndërtimit, turizmit, si dhe minierat do të kalojnë në verifikim të hollësishëm e kush vlerësohet si më problematik, pritet të kontrollohet në terren. Në 2017-ën, ekonomia shqiptare përfitoi 1.7 miliardë euro nga udhëtarët e turistët e huaj. Sipas Tatimeve, një pjesë e mirë e këtij aktiviteti ekonomik zhvillohet në informalitet ndaj ka nisur një plan të posaçëm masash.