Gjysma e bizneseve që operojnë në zonën e bregdetit janë konsatuar me shkelje përsa i përket lëshimit të kuponëve tatimore. Përgjatë dy javëve inspektorët kanë ushtruar kontroll në 1700 subjekte ku ka rezultuar se 49% e tyre shkelin ligjin. Gjatë këtij operacioni ndaj tyre janë vendosur gjoba që shkojnë në 30.4 mln lekë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve penalitetet për moslëshimin e kuponit tatimor zënë rreth 22% të totalit.