Debatet që degjeneruan në sharje dhe urrejtje mes Taylor Swift, Kim Kardashian dhe Kanye West janë rikthyer edhe një herë në sipërfaqe nga këngëtarja e famshme.
Në një intervistë të fundit të dhënë për revistën prestigjose “Elle”, Taylor ka rrëfyer se këto konflikte kanë ndikuar negativisht në karrierën e saj e mbi të gjitha në shëndetin e saj mendor.
“Dikush hapi një faqe online ku më sulmonin e më bënin fajtore për atë çfarë ndodhi mes meje, Kanye dhe Kim. Shumë shpejt u bëra personifikimi i gjarprit” -tha ajo.
I gjithë konflikti i tyre nisi në vitin 2016 kur Kanye West tha në klipin e tij “Famous” se ishte pikërisht ai që e bëri të famshëm Taylor Swift.