Celebrities Gossip Showbiz

Sa i ka paguar Taylor Swift qytetit të New Yorkut për të mbikëqyrur dasmën e saj?/Do të SHOKOHENI…

Taylor Swift ka paguar mbi 130 mijë euro për lejen e nevojshme që mbuloi angazhimin e policisë së New Yorkut gjatë dasmës së saj me Travis Kelce në Madison Square Garden. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani, i cili tha se këngëtarja kishte shlyer tashmë koston e lejes së kërkuar për organizimin e ngjarjes. Ai sqaroi se shuma prej mbi 130 mijë eurosh ishte pagesa për lejen, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që qyteti të ketë pasur edhe shpenzime të tjera shtesë.

Sipas autoriteteve, kostoja e angazhimit të policisë gjatë dasmës dhe darkës së provës, shpenzim që, sipas kryebashkiakut, u mbulua nga vetë artistja. Deklarata erdhi pas kritikave se taksapaguesit e New Yorkut mund të detyroheshin të mbulonin shpenzimet e sigurisë për ceremoninë e çiftit. Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se organizimi i dasmës disa ditore të Taylor Swift dhe Travis Kelce kushtoi rreth 12.8 milionë euro duke përfshirë edhe masat e shumta të sigurisë. Dasma duket se ka ndodhur në privatësi dhe të ftuarit e kishin të ndaluar të filmonin, apo të shpërndanin pamje nga festa.

Ndërkaq, drejtori kreativ i Christian Dior, Jonathan Anderson, ka ndarë për herë të parë detaje mbi krijimin e fustanit të nusërisë së Taylor Swift, duke e cilësuar bashkëpunimin me këngëtaren si një nga përvojat më të veçanta të karrierës së tij. Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Madison Square Garden në New York, në praninë e rreth 1.000 të ftuarve, mes të cilëve figura të njohura nga muzika, kinemaja dhe sporti. Dasma u konfirmua zyrtarisht në mbrëmje, ndërsa në ekranet gjigante jashtë arenës u shfaq mesazhi “JUST T&T MARRIED”, që tërhoqi vëmendjen e fansave.

Përmes një deklarate të publicistes së Swift, Tree Paine, u bë e ditur se çifti kishte zgjedhur veshje të personalizuara nga Christian Dior Haute Couture. Megjithatë, shtëpia e modës ka vendosur të ruajë privatësinë e ceremonisë dhe deri më tani nuk janë publikuar fotografi zyrtare të fustanit të nuses. Në një intervistë për revistën WWD, Anderson tregoi se procesi krijues ishte i mbushur me emocion.