Gossip Showbiz

Fansat e këngëtares së njohur blejnë mbeturinat e dasmës së saj!

Një fans i Taylor Swift ka shitur mbeturinat e mbledhura jashtë dasmës së këngëtares me Travis Kelce në New York. Justin Gignac mblodhi mbeturina nga rrugët jashtë Madison Square Garden pas dasmës së 3 korrikut dhe i vendosi ato në kuba plastike. Mbeturinat e mbledhura nga Gignac përfshijnë bishta cigaresh, gota letre, pipa plastike, copa pëlhure, qese plastike, mbështjellës karamelesh dhe një AirPod të vetëm.

“Fatkeqësisht, nuk u ftova, kështu që nuk munda të merrja asnjë nga ato mbeturinat e mira, shumë të mira nga brenda”, tha ai. Kubat plastikë, secili me mbishkrimin “JUST&T MARRIED” dhe datën e dasmës, kishin një çmim prej 25 dollarësh në faqen e tij të internetit. Ai tha se Swifties i kanë blerë tashmë të gjitha kubat e disponueshëm.

Taylor Swift ka paguar mbi 130 mijë euro për lejen e nevojshme që mbuloi angazhimin e policisë së New Yorkut gjatë dasmës së saj me Travis Kelce në Madison Square Garden. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani, i cili tha se këngëtarja kishte shlyer tashmë koston e lejes së kërkuar për organizimin e ngjarjes. Ai sqaroi se shuma prej mbi 130 mijë eurosh ishte pagesa për lejen, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që qyteti të ketë pasur edhe shpenzime të tjera shtesë.

Sipas autoriteteve, kostoja e angazhimit të policisë gjatë dasmës dhe darkës së provës, shpenzim që, sipas kryebashkiakut, u mbulua nga vetë artistja. Deklarata erdhi pas kritikave se taksapaguesit e New Yorkut mund të detyroheshin të mbulonin shpenzimet e sigurisë për ceremoninë e çiftit. Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se organizimi i dasmës disa ditore të Taylor Swift dhe Travis Kelce kushtoi rreth 12.8 milionë euro duke përfshirë edhe masat e shumta të sigurisë. Dasma duket se ka ndodhur në privatësi dhe të ftuarit e kishin të ndaluar të filmonin, apo të shpërndanin pamje nga festa.