Showbiz

Të agjërosh 16 orë në ditë, ky është sekreti i pamjes perfekte të Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon

Ato janë shfaqur për herë të parë në ekran para 25 vitesh dhe pas kaq shumë kohësh pamja e tyre thuajse nuk ka ndryshuar aspak.

Bëhet fjalë për aktoret shumë të dashura të publikut, Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon të cilat në një intervistë për “Radio Times” kanë zbuluar sekretin e pamjes së tyre kaq rinore.

Aktoret treguan se kanë një regjim shumë të rreptë që e ndjekin çdo ditë dhe as që kanë ndërmend ta ndryshojnë. Ato agjërojnë 16 orë në ditë dhe nuk konsumojnë asnjëherë mëngjes.

Dieta e tyre konsiston në ushqime me vlera të larta proteinash dhe vitaminash gjithashtu edhe ushtrime të vështira në palestër.

Ylli 50-vjeçar i “Friends” tha se 1 herë në javë ato e bëjnë pushim duke i lejuar vetes të konsumojnë çfarëdo lloj ushqimi që duan ndërkohë që Reese tha se ajo e cila e ka bindur të mbajë këtë regjim është pikërisht mikja dhe kolegia e saj Aniston.