Aktorja e njohur Reese Witherspoon është vënë në qendër të kritikave pas një postimi në rrjetet sociale, ku foli për përdorimin e inteligjencës artificiale në jetën e përditshme.
Debati nisi më 16 prill, kur ajo publikoi një video në Instagram, duke sugjeruar se gratë duhet të përfitojnë nga mjetet e reja të Inteligjencës Artificiale. Kjo deklaratë u prit me reagime të ndryshme, ku disa ndjekës shprehën shqetësime dhe kundërshtime.
Pas polemikave, Reese Witherspoon reagoi sërish për të sqaruar qëndrimin e saj, duke theksuar se nuk po promovonte teknologjinë për përfitime personale.
Duket se postimi im për inteligjencën artificiale ka ndezur debat. Për të qenë e qartë, askush nuk po më paguan të flas për këtë. Jam thjesht kurioze
-shkroi ajo.
Aktorja shtoi se është e interesuar për mënyrën se si po përdoret Inteligjenca Artificiale në sektorë të ndryshëm dhe për faktin që edhe fëmijët e saj po mësojnë rreth këtyre mjeteve.
Megjithatë, ajo pranoi se ekzistojnë shqetësime reale, përfshirë ndikimin e mundshëm në vendet e punës dhe në mjedis. Ajo theksoi gjithashtu se ka rezerva për zhvillimin e inteligjencës artificiale, duke e konsideruar një çështje që kërkon kujdes.
Në përfundim, Reese Witherspoon u shpreh qartë:
Nuk besoj se kompjuterët duhet të zëvendësojnë njerëzimin
-duke u përpjekur të qetësojë reagimet dhe të sqarojë pozicionin e saj në këtë debat gjithnjë e më të ndjeshëm.