Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Të ardhurat marramendëse të Daisy Ridley edhe pse nuk u shfaq në “Star Wars” që nga viti 2019!

Pavarësisht se nuk është shfaqur në një film të “Star Wars” që nga viti 2019, Daisy Ridley ka grumbulluar fitime marramendëse. Sipas “Daily Mail”, aktorja 32-vjeçare ka përfituar rreth 15 milionë euro përmes kompanisë së saj, Fawks Ltd, e themeluar në 2015, vit kur ajo debutoi si Rey në sagën e famshme. Pas “Star Wars”, Daisy ka interpretuar në filma si “Chaos Walking”, “The Marsh King’s Daughter” dhe “The young woman and the sea”. Ajo është e martuar me aktorin Tom Bateman që nga viti 2019. Së fundmi, Daisy ka treguar se është diagnostikuar me sëmundjen autoimune të Graves, e cila shkakton çrregullime të tiroides.

Fillimisht, ajo mendoi se simptomat si lodhja dhe rrahjet e shpejta të zemrës ishin rezultat i një roli stresues, por një vizitë te mjeku i konfirmoi diagnozën. Për ta menaxhuar, ajo ka ndryshuar stilin e jetës duke ndjekur një dietë të kujdesshme dhe duke ushtruar rregullisht. Megjithëse sfidat shëndetësore kanë qenë të vështira, aktorja shprehet se tani ndihet më mirë dhe më e vetëdijshme për mirëqenien e saj.